Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
BEESY BEE Journal / Skincare Book
Çmimi origjinal qe: ALL1990.ALL995Çmimi i tanishëm është: ALL995.
Beesy Bee është një koncept i ri i axhendës, i kombinuar me libër informues për kujdesin ndaj lëkurës. Është krijuar me në mendje njeriun që është gjithmonë në lëvizje, mendërisht apo fizikisht, që do të organizojë punët dhe mendimet e veta, por qëndron kurioz për të lexuar e mësuar diçka më shumë.
Në çdo faqe të axhendës, ndodhet një faqe libri. Në këtë mënyrë, ju mund të lexoni diçka më shumë ndërkohë që shkruani punët që do bëni apo mendimet tuaja, ndërkohë që pini kafen e mëngjesit apo kurdo që gjeni frymëzim.
Përshkrim
Organizimi i Beesy Bee:
Tek faqet e para gjeni nje “Udhërrëfyes përdorimi” për axhendën. Axhenda nuk ështe me data të printuara dhe ju lejon lirinë e plotë ta personalizoni dhe organizoni atë siç juve ju përshtatet më shumë. Në këtë mënyrë edhe nuk ju mbetet asnjë hapësirë pa plotësuar.
Në faqet e para keni kalendarin e vogel të vitit 2022, 2023 dhe 2024. Në faqet pasuese gjeni kalendarin mujor nga Dhjetor 2021 deri në Dhjetor 2022. Aty keni hapësirë të shkruani data apo evente të rëndësishme që dëshironi ti kujtoni paraprakisht.
Nga faqe 33 deri 155 gjeni një faqe axhendë dhe një faqe libër.
Nga faqe 156 deri 175 keni vetëm faqe axhende.
Nga faqe 176 deri 206 keni hapësirë të lirë me organizim flete me pika (dotted) për skica, vizatime apo çfarëdo shenimesh.
Pjesa e librit:
Libri nis nga njohuritë bazë për kujdesin e lëkurës: Anatomia e lëkurës, ndërtimi i lëkurës dhe karakteristikat e lëkurës, njohuri mbi 16 llojet e lëkurës, karakteristika për secilin nga këto lloje të lëkurës, rutina e plotë e produkteve sipas çdo lloji të lëkurës, çfarë janë produktet bazë për kujdesin e lëkurës, informacion për secilin produkt, përbërës që duhet të evitojmë, fakte interesante etj.