Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
Jam e sigurt që të paktën një here në jetë e keni ndjerë lëkurën e thatë. Shpesh, kjo ndjesi është e përkohshme; mund të jetë rezultat I agresorëve të jashtëm si: larja e fytyrës me ujë të nxehtë apo temperaturat shumë të ulëta. Gjithashtu, ka shumë gjasa që kjo ndjesi si ‘lëkurë e thatë’ të ketë qenë në fakt ‘lëkurë e dehidratur’ dhe diferenca mes të dyjave është thelbësore për zgjedhjen e produkteve që do të përfshini në rutinë.
Lëkura e thatë është një tip lëkure, zakonisht e përcaktuar gjenetikisht, por që mund të përkeqësohet nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Karakterizohet nga nënprodhim i sebumit (vajit natyral të lëkurës) dhe si rrjedhojë lëkura ndihet/duket e thatë dhe e petëzuar.
Një faktor i përditshëm, që e përkeqëson më shumë lëkurën e thatë, është përdorimi i produkteve të kujdesit së fytyrës shumë të ashpra. Veçanërisht larësi i gabuar, mund të largojë të gjitha vajërat e fytyrës duke e tejtharë. Përvec kësaj, duhen shmangur ekspozimet në temperature ekstreme (e kam me ju që e bëni ujin e dushit shume të nxehtë).
Ndryshe nga lëkura e thatë, kjo është një gjendje lëkure. Lëkurë e dehidratuar i referohet sasisë së ujit në të. Një lëkurë e shëndetshme përmban rreth 30% ujë, i cili është esencial për strukturën dhe reziliencën e lëkurës. Në këtë gjendje, lëkura humbet shumë ujë dhe, përveç simptomave të ngjashme me atë të një lëkure të thatë, humbet dhe elasticitetin e duket më me rrudha.
Një lëkurë të dehidratuar mund ta ketë çdo tip lëkure. Madje edhe lëkura e yndyrshme, e cila shpesh referohet si mbiprodhim sebumi, por me ndjesi si të tërhequr dhe linja të imëta të shprehura.
Larësit e fytyrës shumë të ashpër janë shkaktarët kryesorë të tharjes së lëkurës. Organic Cleansing Foam është shumë i butë dhe i paraprirë nga Precleansing Gel, i cili e ushqen lëkuren, formojnë dyshen perfekte për larje të dyfishtë në darkë.
Toniku ka rol të padiskutueshëm në rutinë, vecanërisht për lëkurat e dehidratuara. Zgjidhni tonikun në varësit të tipit të lëkurës nga linja e Bees & Trees. Kliko NDËRTO RUTINËN TËNDE për të gjetur cili tonik ju përshtate juve më shumë.
Pas tonikut, ju sugjerojme serumin Organic Regenerating Serum. Ushqen lëkurën dhe ndihmon në riparimin e barrierës. Përmban Bakuchiol, i cili targeton dhe lëkurat mature duke i bërë me elastike dhe rrjedhimisht përmirëson aftësinë mbajtëse të ujit në lëkurë.
Në varësi të tipit të lëkurës, mund të zgjidhni një nga hidratuesit tonë organik. Për lëkurat e thata dhe mature, Organic Rich Moisturizing Cream do ishte zgjedhja më e mirë pasi plotëson nevojat ushqyese që ka një lëkurë e thatë.
Nëse ja dolët të lexonit deri në fund, meritoni një ‘hack’ të vogël që mund të bëni me produktët e Bees & Trees. Sidomos tani që po vjen dimri, mund ta mbyllni rutinën me pak nga Precleansing Gel, i cili krijon një shtresë okluzive dhe do e ndjeni lëkurën të butë si beb.