Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
Pastrimi i dyfishtë është një nga trendet e shumta që qarkullojnë në botën e kujdesit të lëkurës dhe ndoshta ndër të paktat që ja vlen të bëhet pjesë e rutinës tonë. Por, cfarë është realisht dhe si mund të perfitojë lëkura jonë?
Është e thjeshtë: vaji zbërthehet shumë më mirë nga një produkt tjetër vajor se ujor, prandaj na duhen dy produkte të ndryshme që të largojnë të gjitha papastertitë e lekurës.
Larja e dyfishtë ka të bëjë me larjen dy herë të lëkurës, në fillim me një larës me bazë vajore duke e ndjekur më pas me një larës me bazë ujore. Larësi vajor bën të mundur heqjen me lehtësi të make up-it, shtresave të kremit të diellit dhe të yndyrës së tepërt, me pak fjalë çdo papastërtie të tretshme në vaj. Larësi me bazë ujore në fund heq cdo gjë që ngelet.
Çdo lekurë mund të perfitojë nga kjo teknikë, sepse një lekurë e papastruar mirë ka tendencë të ketë më shumë problematika që nga mos funksionimi i mirë i produkteve deri në krijimin e akneve. Dhe nëse keni një lëkurë të yndyrshme dhe keni frikë të vendosni një vaj në lëkurë, me lini t’ju them qe do keni shumë përfitime nga kjo teknikë. Larësi vajor do zbërthejë yndyrën dhe papastertitë që janë tretur në të pa e tharë lekurën.
Si hap të parë të larjes së dyfishtë ju rekomandojmë Organic Precleansing Gel - Gel to Milk, i cili është një paralarës në formë xheli vajor dhe në kontakt me ujin kthehet në qumësht duke larguar çdo papastërti. Është i përshtatshëm për çdo lloj lëkure.
Aplikoni rreth dy pompa nga ambalazhi në lëkurë të tharë, massazhojeni deri sa të gjitha papastërtitë të treten në të dhe shpëlajne me ujë të bollshëm. Në kontakt me ujin produkti do të kthehet në qumësht. Nëse keni vënë më shumë make up, në këtë moment mund ta masazhoni fytyrën edhe pak me produktin e kthyer në formë të qumështit. Pas shpëlarjes vazhdoni me larjen e dytë me larësin shkumues.
Organic BHA Cleansing Foam - është një larës në formë shkume që mund të përdoret si hap i dytë i larjes së dyfishtë, sidomos për lëkurat e yndyrshme dhe problematike. Përmban 2% acid salicilik dhe 1% niacinamid për të minimizuar poret dhe qetësuar inflamacionin. Aplikoni 2-3 pompa në lëkurë të lagur, masazhojeni me delikatesë duke evituar zonën e syve dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Organic Cleansing Foam - është larës në formë shkume i përshtatshëm për çdo tip lëkure si larës i dytë. Pastron lëkurën butësisht duke e lënë të hidratuar. Aplikoni 2-3 pompa në lëkurë të lagur, masazhojeni në fytyrë dhe qafë dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.