Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
FAQ
Kur ësshtë themeluar Bees & Trees?
Bees & Trees është themeluar në dhjetor të 2014 me linjën natyrale të prodhuar në Shqipëri. Linja organike e çertifikuar dhe prodhuar në Itali është hedhur në treg në Mars të vitit 2018.
Ku prodhohen produktet Bees & Trees?
Linja jonë e produkteve prodhohet në Itali bazuar në rregulloren e BE, që prej vitit 2018.
Çfarë nënkupton një produkt organik?
Produktet organike të kujdesit personal formulohen me përbërës me prejardhje nga agrokultura organike. Kjo nënkupton që bimë nga ku nxjerren ekstraktet e përdorura tek produktet tona janë rritur pa herbicide, pa fertilizues artificial dhe nuk janë gjenetikisht të modifikuara.
Produktet tona janë me përbërje 99.9% natyrale dhe çdo përbërës organik është i specifikuar me (*) tek lista e përbërësve.
A mund të jetë një produkt 100% organik?
Termi organik përdoret për bimët të cilat janë rritur pa Organizma Gjenetikisht te Modifikuar, pa herbicide, pa fertilizues artificial. Ndërkohë, një produkt kozmetik përmban edhe përbërës të tjerë natyral siç është uji, i cili nuk është bimë dhe nuk mund të konsiderohet organik.
Vetëm nëse një produkt është i përbërë tërësisht nga përbërës bimor (siç është vaji psh), ai mund të konsiderohet 100% organik (nëse i përmbush kriteret për të qenë organik).
A testohen produktet tuaja në kafshë?
Historia jonë ka lindur në natyrë, aty ku jemi ngushtesisht të lidhur me çdo gjë që natyra na ofron. Ne qëndrojmë kundër specicizmit në çdo aspekt dhe testimi në kafshë nuk ka qenë asnjëherë opsion për ne.
Produktet tona prodhohen në Itali, në bazë të ligjeve të BE, ku është i ndaluar testimi në kafshë.
Jemi të lumtur të themi se produktet tona janë të testuara tek ne! Çdo produkt përmban çertifikaten e testimit dermatologjik.
A janë produktet tuaja vegane?
Produktet e linjës sonë organike të prodhuara në Itali janë të gjitha vegane.
.
Pse quhet kompania juaj Bees & Trees?
Emri i kompanisë tonë përfaqëson natyrën si tërësi, siç duhet respektuar, me florën dhe faunën duke basshkëjetuar në harmoni. Kemi përzgjedhur këtë emër si përfaqësues të asaj çfarë ne duam dhe i kushtojmë kujdes, por në të njëjtën kohë edhe rimon.
A është ambalazhi i produkteve tuaja miqësor me mjedisin?
Po, Bees & Trees është gjithmonë në kërkim të mënyrave puer të qenë sa më miqësor me ambientin.
Ambalazhet e Bees & Trees nuk përmbajnë Bisphenol dhe komponent BPA. Bees & Trees përdor plastika të tipit PP, PE ose PET, të cilat janë kategori ushqimore dhe me përqindjen më të lartë të reciklimit. Çdo produkt e ka të specifikuar në ambalazh kodin e reciklimit.
Çfarë mikrogrimcash gërryesse përdoren tek produkti Organic Scrub i Bees & Trees?
Scrubi ynë organik përmban mikgrogrimca nga boronica e kuqe, me aftësi të ndjeshme gërryese në lëkurë duke e lënë atë të butë dhe të ndriçueshme. Scrub gjithashtu përmban dhe përbërës me veti zbutësi, hidratuese dhe ushqyese.
We don’t use plastic granules or other non environmentally-friendly exfoliants.
Çfarë është Benzyl Alcohol?
Benzyl Alcohol dhe Benzoic Acid gjenden natyrshëm në ushqimet tona, siç janë: kajsitë, fasulet, kakao, boronicat e kuqe, kerpudhat apo mjalti. Benzyl Alcohol gjithashtu gjendet edhe në përbërjen e vajit esencial të shumë bimëve, ssiç është jasmina, hyacinth apo ylang-ylang. Benzyl Alcohol është një alkool organik i cili gjendet në shume çajëra dhe fruta.
Benzyl Alcohol, Benzoic Acid, Benzyl Benzoate dhe kripërat e tij si Sodium Benzoate, përdoren në shumë produkte kozmetike dhe të kujdesit personal, duk përfshirë, produktet për foshnje, produktet e dushit, sapun, detergjente, make up për zonën e syve, blush, produkte për flokët, thonjtë dhe kujdesin e lëkurës. Ata janë bërë standardi i ri më i lartë si konservues për shumë brande me produkte organike kudo në botë.
Cilat produkte përmbajnë Benzyl Alcohol?
Nga linja jonë, produktet që përmbajnë Benzyl Alcohol, Sodium Benzoate dhe Potassium Sorbate janë të tre tonikët organik. Ata janë hidrolate të prodhuara nga destilimi i bimëve përkatëse dhe duke qenë me bazë tërësisht ujore kanë nevojë dhe për konservuesit e duhur. Të tre konsservuesit janë të aprovuar nga ECOCERT-COSMOS dhe falë vetive antimikrobike dhe një profili të sigurt për shëndetin kanë përdorim të gjerë në produktet kozmetike organike.
They are ECOCERT-COSMOS approved ingredients, due to their antimicrobial efficacy and well received safety profile to consumers.
A duhet ti mbaj në frigorifer produktet e Bees & Trees?
Në një klimë normale nuk është e nevojshme që produktet tona ti mbani në frigorifer. Nëse jeni në një vend me klimë ekstremisht të ngrohtë apo lagështi shumë të lartë, atëherë mund të jetë më. e përshtatshme ti mbani në frigorifer ose në një vend të freskët dhe errët. Të gjitha produktet tona kalojnë një test Stabiliteti dhe test P.E.T. për tu siguruar që mund të përballojnë temperaturat e larta.
A përdorni aromatizues artificial në produktet tuaja?
Asnjë nga produktet tona nuk përmban aromatizues sintetik. Aroma e produkteve tona vjen nga kombinimi i përberësve me prejardhje natyrale ose nga aromatizues me prejardhje natyrale.