Shporta juaj momentalisht është e zbrazët!
Një dhuratë
nga bjeshkët
Rona Nushi, farmacistja pas Bees & Trees, ishte dikur një alpiniste e përkushtuar. Teksa studionte për farmaci, ajo vizitonte bjeshkët pothuajse çdo fundjavë për t'u ngjitur dhe shijuar natyrën. Gjatë ngjitjes me litar në shkëmb, ajo ndjeu nevojën për të përdorur një krem mbrojtës dielli natyral për fytyrën e saj, të cilin në vitin 2014 nuk mund ta gjente në Shqipëri. Kështu ajo vendosi ta bënte vetë, kur u kthye në laboratorin e Universitetit. Një produkt që fillimisht u krijua vetëm si krem kundër diellit për nevojat e saj, shumë shpejt doli të ishte produkti i preferuar i miqve të saj dhe ajo përfundoi duke punuar në laborator pothuajse çdo ditë pas mësimeve. Aty lindi Bees & Trees, shumë spontanisht, por plot pasion!
Bees & Trees vazhdoi të rritet së bashku me pasionin dhe dashurinë për natyrën, artin dhe shkencën. Çdo formulë e re ishte si një vepër arti duke filluar nga përbërësit, përgatitja, paketimi, dizajni dhe marketingu. Në vitin 2018, Bees & Trees zhvendosi prodhimin në Itali dhe u bë marka e parë shqiptare e regjistruar në BE, organike, cruelty free, e testuar dermatologjikisht dhe miqësore me mjedisin!