Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
Është shumë e rëndësishme t'i nënshtrohemi trajtimeve profesionale të fytyrës gjatë stinës së verës dhe do ta sqarojmë me detaje se pse gjatë këtij artikulli. Fytyra jonë është një pjesë e trupit që është vazhdimisht e ekspozuar ndaj elementeve të ndryshëm natyror si rrezatimi UV, era, pluhuri etj.
Ndryshimet e motit mund të ndikojnë tek tekstura, elasticiteti dhe pigmentimi i lëkurës.
Prandaj, është thelbësore që të kujdesemi në vazhdimësi për lëkurën tonë, me rutinat e përditshme në shtëpi dhe trajtimet profesionale.
Çdo stinë vjen dhe me "sfidat" e veta dhe vështirësitë. Gjatë verës fytyra jonë ekspozohet ndaj rrezatimit të dëmshëm UV më shumë se në çdo stinë tjetër, duke ndikuar në plakjen e parakohshme dhe mbipigmentimin.
Gjithashtu, rritja e temperaturave dhe djersitja shtojnë dhe sekretimin e yndyrës në lëkurë, duke e bërë zonën T akoma më të yndyrshme, ndërkohë që duke kaluar më shumë kohë në plazh apo pishina (uji i kripur dhe klori i pishinave) ndikojne në dehidratimin e lëkurës.
Gjatë verës lëkurat e yndyrshme bëhen akoma më të yndyrshme dhe ato te thata akoma më të thata dhe të ashpra në prekje.
Gjatë një trajtimi profesional nga estetiste të kualifikuara mund të identifikohen problematikat e lëkurës dhe në këtë mënyrë edhe trajtimi do të jetë sa më i personalizuar, në bazë të nevojave dhe specifikave të lëkurës. Këto trajtime mund të variojnë nga 30 minuta deri në 90 minuta dhe ju sjellin shumë dobi, përfshirë:
Kryerja e trajtimeve profesionale të fytyrës gjatë verës ndihmon në mbrojtjen, ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pamjen më të freskët, edhe pse përfitimet e këtyre trajtimeve janë të dobishme gjatë gjithë vitit.
Sa i përket shpeshtësisë së trajtimeve profesionale të fytyrës, kjo varet nga lloji i lëkurës dhe problematikat specifike të secilit individ. Megjithatë, në mënyrë ideale, trajtimet duhet të bëhen të paktën një herë në muaj pasi shtresa më e jashtme e epidermës me keratinocite të diferencuara zëvendësohet dhe rinovohet çdo 28 ditë. Gjatë kësaj periudhe, qelizat e vjetra zëvendësohen vazhdimisht me të reja, kështu që trajtimi i fytyrës çdo 28-42 ditë i lejon lëkurës të krijojë qeliza më të shëndetshme.
Për sa i përket produkteve dhe paisjeve të përdorura gjatë një trajtimi profesional, ato janë të përshtatura sipas nevojave specifike të pacientit. Bees & Trees zgjedh trajtime të personalizuara duke përdorur produkte profesionale dhe pajisje të certifikuara dhe të miratuara nga FDA.
Photography: Oniro Photography – Kristina Shkurti