Are facials really needed during summer? - Bees & Trees
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Është shumë e rëndësishme t'i nënshtrohemi trajtimeve profesionale të fytyrës gjatë stinës së verës dhe do ta sqarojmë me detaje se pse gjatë këtij artikulli. Fytyra jonë është një pjesë e trupit që është vazhdimisht e ekspozuar ndaj elementeve të ndryshëm natyror si rrezatimi UV, era, pluhuri etj.

Ndryshimet e motit mund të ndikojnë tek tekstura, elasticiteti dhe pigmentimi i lëkurës.
Prandaj, është thelbësore që të kujdesemi në vazhdimësi për lëkurën tonë, me rutinat e përditshme në shtëpi dhe trajtimet profesionale.

Çdo stinë vjen dhe me "sfidat" e veta dhe vështirësitë. Gjatë verës fytyra jonë ekspozohet ndaj rrezatimit të dëmshëm UV më shumë se në çdo stinë tjetër, duke ndikuar në plakjen e parakohshme dhe mbipigmentimin.

Gjithashtu, rritja e temperaturave dhe djersitja shtojnë dhe sekretimin e yndyrës në lëkurë, duke e bërë zonën T akoma më të yndyrshme, ndërkohë që duke kaluar më shumë kohë në plazh apo pishina (uji i kripur dhe klori i pishinave) ndikojne në dehidratimin e lëkurës.

bees and trees rona nushi facials
Kuriozitet:

Gjatë verës lëkurat e yndyrshme bëhen akoma më të yndyrshme dhe ato te thata akoma më të thata dhe të ashpra në prekje.

Gjatë një trajtimi profesional nga estetiste të kualifikuara mund të identifikohen problematikat e lëkurës dhe në këtë mënyrë edhe trajtimi do të jetë sa më i personalizuar, në bazë të nevojave dhe specifikave të lëkurës. Këto trajtime mund të variojnë nga 30 minuta deri në 90 minuta dhe ju sjellin shumë dobi, përfshirë:

  • Pastrim të thellë dhe eksfoljim, i cili nuk mund të arrihet vetëm me trajtim apo mirëmbajtje në kushte shtëpie (pastrimi i pikave të zeza, komedoneve të bardha etj.).
  • Higjienë më e lartë e lëkurës.
  • Përmirësim në gjëndjen e akneve, qetësimm inflammacioni dhe përmirësim të shenjave nga aknet (mbipigmentim post-inflamator).
  • Zbutje e rrudhave të lehta nga mosha apo mimika.
  • Përmirësim i hiper / hipopigmentimit në lëkurë.
  • Përmirësim i qarkullimit të gjakut në lëkurë, stimulim i prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, ripërtëritje qelizore.
  • Përthithje e e mirë dhe më shumë efekt nga aplikimi i produkteve kozmetike.
  • Ekuilibrim i sekretimit të yndyrës dhe përmirësim i hidratimit të lëkurës.
  • Asgjësim i bakterieve përgjegjëse për aknet në lëkurë.
  • Përvec dobive direkt në shëndetin e lëkurës, këto trajtime gjithashtu ju relaksojne dhe ndihmojnë në heqjen e stresit, që bën të keni kaluar një kohë shumë kualitative gjatë trajtimit.

Kryerja e trajtimeve profesionale të fytyrës gjatë verës ndihmon në mbrojtjen, ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pamjen më të freskët, edhe pse përfitimet e këtyre trajtimeve janë të dobishme gjatë gjithë vitit.
Sa i përket shpeshtësisë së trajtimeve profesionale të fytyrës, kjo varet nga lloji i lëkurës dhe problematikat specifike të secilit individ. Megjithatë, në mënyrë ideale, trajtimet duhet të bëhen të paktën një herë në muaj pasi shtresa më e jashtme e epidermës me keratinocite të diferencuara zëvendësohet dhe rinovohet çdo 28 ditë. Gjatë kësaj periudhe, qelizat e vjetra zëvendësohen vazhdimisht me të reja, kështu që trajtimi i fytyrës çdo 28-42 ditë i lejon lëkurës të krijojë qeliza më të shëndetshme.

 

Për sa i përket produkteve dhe paisjeve të përdorura gjatë një trajtimi profesional, ato janë të përshtatura sipas nevojave specifike të pacientit. Bees & Trees zgjedh trajtime të personalizuara duke përdorur produkte profesionale dhe pajisje të certifikuara dhe të miratuara nga FDA.

Photography: Oniro Photography – Kristina Shkurti

 

Kthehu në fillim

Përshëndetje, si mund t'ju ndihmojmë?
Hello, how can we help you?

09:51