What is Skin flooding? - Bees & Trees

Në fushën e kujdesit të lëkurës, shpesh shfaqen tendenca dhe mmetoda të reja për të arritur një lëkurë më të shëndetshme dhe më rrezëllitëse. Një trend i tillë që ka fituar popullaritet është skin flooding apo "vërshimi" i lëkurës. Kjo metodë përfshin hidratimin e thellë (më shumë se ç'mendoni) të lëkurës për të arritur një pamje të shëndetshme dhe rinore të lëkurës. Në këtë artikull, ne do të eksplorojmë se çfarë është skin flooding dhe do t'ju udhëzojmë përmes një procesi hap pas hapise si ta bëni atë duke përdorur produktet tuaja Bees & Trees Bio Cosmetics.

Çfarë është në të vërtetë skin flooding?

Skin flooding (në përkthim bukfal në shqip do të ishte vërshimi i lëkurës ose njomja e lëkurës) është një teknikë që fokusohet në ngopjen e lëkurës me një sasi të madhe përbërësish hidratues. Qëllimi është të përmirësojë barrierën e lëkurës, të promovojë elasticitetin dhe të përmirësojë teksturën e përgjithshme të lëkurës. Duke e mbushur lëkurën me lagështi, ajo do të marri një shkëlqim dhe rigjallërim të shëndetshëm.

Guidë hap-pas-hapi se si të bëjmë skin flooding me Bees & Trees Bio Cosmetics:
Hapi 1: Pastro fytyrën

Filloni duke pastruar tërësisht fytyrën tuaj me pastruesin e përshtatshëm për llojin e lëkurës tuaj. Ky hap ndihmon në heqjen e çdo papastërtie, vaji të tepërt, make up apo pluhuri, duke lejuar që produktet e tjera të depërtojnë në mënyrë efektive.

  • Zgjidh Organic BHA Cleansing Foam nëse keni LËKURË TË YNDYRSHME ose PROAKNEIKE.
  • Zgjidh Organic cleansing foam nëse keni LËKURË TË KOMBINUAR, NORMALE, TË THATË ose SENSITIVE.
Laj fytyrën me:
Zgjidh nga opsionet Ky produkt ka disa variante. Mundësitë mund të zgjidhen te faqja e produktit
ALL1790ALL2490
Hapi 2: Eksfoljo

Eksfoljoni butësisht lëkurën tuaj duke përdorur Scrub Organic ose Organic AHA Exfoliating Toner për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës. Kjo përgatit lëkurën për përthithjen më të mirë të përbërësve ushqyes e hidratues në hapat pasardhës të Skin Flooding.
Lexo KËTU se si eksfoljimi ndihmon në përmirësimin e lëkurës suaj. 

Hapi 3: Apliko solucionin e parë të Skin Flooding:

 Merrni disa pika të Organic Regenerating Serum me Bakuchiol dhe aplikojeni në mënyrë të barabartë në të gjithë fytyrën dhe qafën tuaj duke përdorur lëvizje të lehta rrethoret. Sigurohuni që të mbuloni të gjitha zonat, duke përfshirë ballin, faqet, mjekrën dhe nofullën. Masazhoni lehtë produktin me lëvizje rrethore për të rritur përthithjen.

Pas përthithjes, aplikoni një shtresë të dytë serumi, njëlloj si herën e parë. 

Hapi 4: Apliko solucionin e dytë të Skin Flooding:

Pas përthithjes së plotë të serumit, aplikoni një shtresë të Organic Moisturizing Cream, i cili është një hidratues i lehtë e më ujor dhe ndihmon në rritjen e hidratimit akoma më shumë.

Hapi 5 : "Bllokojeni" brënda lagështinë 

Për të mbyllur lagështinë dhe për të përmirësuar efektet e Skin Flooding, aplikoni Organic Rich Moisturizing Cream, i cili ka një teksturë më të plotë dhe i jep kuptim çdo hapi të Skin Flooding. Është një produkt gjithashtu i pasuruar me zbutës natyralë dhe antioksidantë që ndihmojnë për të ushqyer dhe mbrojtur më tej lëkurën tuaj.

 

Sa shpesh duhet ta aplikoni Skin Flooding?

Për rezultate optimale, inkorporoni rregullisht Skin Flooding në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Ju mund ta bëni atë në rutinën e darkës, dy deri në tre herë në javë. Konsistenca është çelësi për arritjen dhe ruajtjen e një pamje të shëndetshme dhe të hidratuar të lëkurës.

Si përfundim,

Skin Flooding është një teknikë e fuqishme për të arritur lëkurë të hidratuar mirë dhe me pamje rinore. Duke ndjekur procesin hap pas hapi të përshkruar më sipër dhe duke përdorur produktet ushqyese nga Bees & Trees Bio Cosmetics, ju mund ta ngopni lëkurën tuaj me lagështi dhe të arrini një pamje akoma më të freskët e rinore. Mos harroni, konsistenca dhe durimi janë thelbësore kur bëhet fjalë për rutinat e kujdesit të lëkurës, kështu që përqafoni procesin dhe shijoni dobitë e një nga të paktave trende tik-toku qe ia vlejnë.

Note: Before incorporating any new skincare technique or products into your routine, it’s advisable to consult with a dermatologist or skincare professional, especially if you have acne-prone skin.

Kthehu në fillim