Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
Shporta juaj është aktualisht e zbrazët!
Eksfolimi i lëkurës është një nga mënyrat më të mira për të patur një lëkurë të butë e të shëndetshme. Tradicionalisht, eksfoliuesit kanë qenë në formë scrub-i (eksfolim fizik) dhe nga kjo kanë lindur dhe shumë ‘receta’ të krijimit të scrub-eve në kushte shtëpije me sheqer apo kafe (të cilat nuk jua sugjerojmë për arsyet që do ti shpjegojmë më poshtë).
Sidoqoftë, tani ekzistojnë mënyra të ndryshme të realizimit të këtij procesi në varësi të tipit të lëkurës dhe problematikës që doni të targetoni.
Eksfolimi është procesi I largimit të qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. Qelizat e lëkurës kanë një cikël të caktuar dhe në fund të këtij cikli jetësor shkojnë në sipërfaqe (në atë që quhet ‘stratum corneum’) duke humbur membranën e tyre dhe rrjedhimisht dhe funksionin e tyre (fakti pse quhen ‘qeliza të vdekura’). Por, faktorë të ndryshëm, të brendshëm e të e të jashtëm si: dielli, ndotja e ajrit, stili I jetësës, stresi apo dhe kequshqyerja, e ngadalësojnë procesin e ripërtëritjes qelizore, duke i dhënë lëkurës një pamje jo të freskët dhe në këtë moment na vijnë në ndihmë produktet eksfoliuese.
Ky process realizohet me mënyra të ndryshme si aparatura profesionale apo për përdorim shtëpiak, scrube, tonikë apo serume, të cilët e ndajnë procesin e eksfolimit në dy grupe të mëdha: eksfolim fizik dhe eksfolim kimik.
Eksfolimi fizik realizohet duke hequr në mënyrë mekanike qelizat e vdekura të sipërfaqes së lëkurës. Këtu përfshihen dorezat apo copat abrasive, pajisje e ndryshme dhe scrubet. Scrubet janë produktet më tipike që realizojnë këtë process. Përbëhen nga pjesa kremoze dhe pjesa abrasive që bën dhe eksfolimin.
Eksfolimi fizik largon në mënyrë të menjëhershme vetëm qelizat në sipërfaqen e lëkurës, duke e lënë lëkurën të butë dhe me shkëlqim që me përdorimin e parë. Produkti që do zgjidhni për të realizuar këtë process duhet të jetë i butë për lëkurën, të mos shkaktojë dëmtime, irritime apo dhimbje. Ndjesia e përdorimit një scrub në lëkurë është shumë e mirë dhe qetësuese, por nuk duhet t’ju marrë me vete kjo ndjesi dhe të ushtroni më shumë forcë sec duhet, sepse rrezikoni të shkaktoni mikro-çarje në lëkurë. Çdo lëvizje duhet bërë pa presion dhe me produkte delikate (pa cepe të thepisura). Kjo është dhe arsyeja pse nuk rekomandohet scrub-et e bëra në shtëpi.
Eksfolimi kimik është proces i largimit të qelizave të vdekura nëpërmjet disa përbërësve që quhen acide. Aplikimi i acidit eksfoliues në lëkurë, shpërbën ‘ngjitësin’që mban qelizat e vdekura të lidhura, dhe me kalimin e kohës ato ikin dhe I lënë vendin qelizave të reja.
Acidet janë të llojeve dhe përqendrimeve të ndryshme. Ndahen në disa grupe, por më të zakonshmet në përdorim janë dy grupet e mëdha: acidet alfa hidroksi ose shkurt AHA dhe acidet beta hidroksi ose BHA. AHA-të funksionojnë duke shpërbërë lidhjen e qelizave të vdekura nga pjesa tjetër e rigjeneruar e lëkurës, duke kontribuar në këtë mënyrë në lëkurë më të butë dhe me ton të njëtrajtësuar. Janë të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme (përveç acidit glikolik, i cili duhet të përdoret me më shumë kujdes nga lëkurat e ndjeshme). Ndërsa, BHA-të funksionojnë duke u futur më thellë në pore dhe duke shpërbërbërë yndyrën dhe papastërtitë.
Eksfolimin fizik mund ta realizoni me Organic Scrub. Ky scrub përmban mikrogrimca shumë të imëta të boronicës së kuqe, e cila është shumë delikate për lëkurën dhe ka edhe veti të larta antioksiduese. Pjesa kremoze përmban emolientë, përbërës hidratues, ushqyes dhe antioksidues. Ka një efekt të menjëhershëm në lëkurë duke e lënë të lëmuar dhe të butë. Rekomandohet për çdo tip lëkure.
Eksfolimin kimik mund ta realizoni me Organic AHA Exfoliating Toner. Ky toner eksfoliues përmban një kombinim të 5 acideve AHA në një përqendrim prej 8% si dhe ekstrakte bimësh dhe përbërës qetësues e hidratues. Toneri me AHA ka shumë benefite për lëkurën; përvec procesit të largimit të qelizave të vdekura, ai: përshpejton ciklin e turn over-it qelizor (ripërtëritjes qelizore), zbeh hiperpigmentimet dhe diskolorimet e shkaktuara nga rrezet UV apo njollat e kuqe pas largimit të akneve, si dhe ndihmon lëkurë të mbajë lagështirën.
Ndërkohë, eksfolimin kimik me BHA mund ta realizoni me larësin shkumues me 2% Acid Salicilik (BHA) dhe 1% niacinamid, i cili zbërthen yndyrën dhe pastron poret më në thellësi. Mund të përdoret çdo natë nga lëkurat e yndyrshme apo ato proakneike.
Nëse mendoni të shtoni në rutinë Organic AHA Exfoliating Toner, ju rekomandojmë të filloni gradualisht, 1-2 herë në javë, dhe të rrisni frekuencën e përdorimit pasi të jetë mësuar lëkura sipas nevojës.