Are fungal “acne” really acne? - Bees & Trees
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Aknet fungale janë bërë trend në rrjetet sociale kohët e fundit. Si shumë trende për kujdesin e lëkurës që vijnë, nuk qëndrojnë gjatë dhe ikin e harrohen, edhe ky "trend" na bën të reflektojmë për saktësinë e informacionit që shpërndahet dhe efektivitetin e atyre që lexojmë.
Siç ishim në epokën e gjalpit të kokosit, i cili përdorej për çdo problematikë të jetës dhe shumë shpejtë u bë gjalpi që sillte çdo problematikë të jetës, tani jemi në "epokën" e akneve fungale, ku "çdo produkt mund ti shkaktojë dhe çdo njeri mund ti ketë". Por, sa i saktë është ky informacion, çfarë janë me të vertetë dhe kush nga ne mund ti ketë, le ta diskutojmë bashkë pak më poshtë.

Çfarë janë aknet fungale?

"Aknet" fungale në realitet nuk janë akne fare, pavarësisht emrit të tyre. Aknet normalisht janë bakteriale (më tipikja Propionibacterium acnes), nërsa "aknet" fungale kanë prejardhje fungale (dmth, nga kërpudhat, dmth nuk kanë lidhje me bakteriet).

Ato krijohen nga inflamacioni i folikulit te flokut (ku rritet qimja) dhe shkaktohen nga rritja / shumimi i kërpudhave. Në pamje të jashtme duken si pika të kuqe, të imëta të cilat mund të mbushen dhe me qelb. Zonat më tipike ku mund të shfaqen janë tek pjesa e gjoksit, shpinës, në skalpin e flokëve apo në sqetulla (zona ku ka më shumë lagështi).

A mund të kem unë akne fungale?

Në këto momente ndoshta juve ju rriten dyshimet mos keni "akne" fungale, sidomos nga fama e madhe në rrjetet sociale që kanë marr. Por, në realitet "aknet" fungale jane shumë shumë të rralla (le të themi që një dermatolog mund të ketë mesatarisht 1-2 raste në vit (jo në ditë, por në vit) dhe janë më tipike në shtetet ku ajri ka më shumë lagështi (në Arabi Saudite, Hawaii, Filipine, Misisipi etj.).

Çfarë të bëj nëse kam akne fungale?

Nëse ju dyshoni se mund të keni akne fungale, vendi më i gabuar për ta vlerësuar një gjë të tillë është në rrjetet sociale, pasi edhe me vizitë tek dermatologu nuk është një vlerësim i lehtë e shpejtë për tu bërë. Në një rast të tillë, sigurisht që rruga e vetme dhe e duhura është të bëni vizitë tek dermatologu dhe të merrni trajtimin e duhur (antifungal, jo antibakterial).

Çfarë produktesh i përkeqësojnë aknet fungale?

Një informacion tjetër i gabuar që qarkullon në rrjetet sociale është se produktet me përbërje të lartë vajore shkaktojnë "akne" fungale. E. vërteta është se kërpudhat "ushqehen" me yndyrna (në momentin që ju i keni në lëkurë), por gjithashtu zhvillohen më shumë në një lëkurë me barrierë jo funksionale dhe të pambrojtur.

Prandaj, produktet e kujdesit të lëkurës nuk përzgjidhen sipas metodikës shkaktojnë / nuk shkaktojnë "akne" fungale, por sipas llojit të lëkurës dhe interesave për të mbrojtur maksimalisht funksionin e barrierës së lëkurës (ku yndyrnat janë esenciale).

Në rast se ju veçse keni "akne" fungale dhe kjo konfirmohet nga dermatologu juaj, atëherë ajo / ai do ju sugjeroj një trajtim antimikotik, të përshtatshëm për trajtimin e tyre.

Ok, e konfirmova që nuk kam akne fungale, por akoma nuk e di çfarë të përdor?

Nëse akoma nuk jeni e sigurt se çfarë të përdorni për lëkurën tuaj apo çfarë lloji të lëkurës keni, ne kemi krijuar një guide ku hap pas hapi mund të ndërtoni rutinën që ju përshtatet më shumë për llojin e lëkurës. 

Klikoni linkun më poshtë që të filloni të ndërtoni rutinën tuaj: 

Kthehu në fillim

Përshëndetje, si mund t'ju ndihmojmë?
Hello, how can we help you?

18:20